Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Vizita e Nxënësve të Shkollës së Mesme “Sinan Tafaj” 🌍
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme “Sinan Tafaj”, të cilët erdhën për t’u njohur nga afër me programet tona të studimit. 📚🔍
Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të marrin informacion të vlefshëm për mundësitë e studimit dhe karrierës në degët e ndryshme të gjuhëve të huaja. Krahas turit të fakultetit ku nxënësit patën mundësinë të njohin më nga afër ambientet e fakultetit dhe infrastrukturën e tij, ata u angazhuan edhe në një orë leksioni, ku patën mundësinë të eksperimentojnë metodat inovative të mësimdhënies që ofrojmë. 🎓
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është gjithmonë i gatshëm të mirëpresë të rinjtë që janë të interesuar për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të ndjekur një karrierë ndërkombëtare!
#FakultetiGjuhëveTëHuaja #Arsim #Studentë #Edukimi #GjimnaziSinanTafaj #Inovacion #MësimDhënie


