Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Vlerësimi i cilësisë në kuadër të Akreditimit

Vlerësimi i cilësisë në kuadër të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të Studimit 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, ka ngritur një sistem i cili ka për qëllim garantimin e cilësisë në të gjitha aspektet e veprimtarisë akademike dhe administrative, duke përfshirë mësimdhënien, kërkimin shkencor, shërbimet ndaj studentëve dhe menaxhimin institucional.

Në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, NJSBC-të kryejnë monitorime dhe vlerësime të rregullta mbi përmbajtjen dhe zbatimin e kurrikulave, cilësinë e mësimdhënies, performancën e stafit akademik dhe ndihmës-akademik, si dhe nevojat e studentëve për mbështetje akademike, psiko-sociale dhe të karrierës.

Përmes këtij angazhimi të vazhdueshëm, FGJH synon jo vetëm të përmbushë kriteret e akreditimit, por edhe të krijojë një kulturë cilësie të qëndrueshme, ku përmirësimi i vazhdueshëm dhe përfshirja e të gjithë aktorëve akademikë dhe studentorë janë në qendër të zhvillimit institucional.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit të brendshëm të cilësisë në kuadër të akreditimit të programeve Bachelor në të gjitha profilet që ai ofron, në programin Master i Shkencave në Përkthim Teknik – Letrar, Master i Shkencave në Mësuesi e Gjuhës Turke për arsimin e mesëm të lartë, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.

FGJH ka filluar procesin e akreditimit për programet Master në Mësuesi e Gjuhës së Huaj për arsimin e mesëm të lartë, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor Turistik Trigjuhësh, Doktoratë në Shkenca Humane.