🎓 WORKSHOP: Trajnimi i Përkthyesve Zyrtarë
📌 Nevojat e sektorit dhe roli i programeve të formimit të vazhduar
📌 Nevojat e sektorit dhe roli i programeve të formimit të vazhduar
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizon një workshop kushtuar çështjeve të trajnimit dhe profesionalizimit të përkthyesve zyrtarë në Shqipëri, duke diskutuar mbi nevojat reale të sektorit dhe rolin që kanë programet e formimit të vazhduar në përgatitjen e vazhduar të përkthyesve dhe interpretëve.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë në diskutim:
▪️ Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë –
Sektori i Përkthimit Zyrtar për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, Drejtoria e Përkthimit Zyrtar për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor dhe Certifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare
▪️ Personel akademik i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga fusha e përkthimit dhe interpretimit.

Ky workshop synon të krijojë një hapësirë dialogu mes institucioneve dhe universitetit, për të diskutuar standardet profesionale, sfidat e profesionit dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të trajnimit të përkthyesve zyrtarë.
📅 24 mars 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Salla 304, Godina A – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
🕚 Ora 11:00
📍 Salla 304, Godina A – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
🔜 Më shumë informacion së shpejti
#FGJH #UniversitetiiTiranës #Përkthim #Interpretim #Workshop #PërkthyesZyrtarë