Objektivat e projektit
Objektivi kryesor i projektit është të dokumentojë fjalorin dhe shprehjet e përdorura në gjuhën e shenjave shqipe. Kjo përfshin identifikimin dhe regjistrimin e shprehjeve të zakonshme, termave specifike dhe strukturave të gjuhës së shenjave në kontekstin e kulturës dhe të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë.
Pasurimi i fjalorit dhe zhvillimi i materialeve edukative: Kjo mund të përfshijë krijimin e materialeve të edukimit, si libra, video, dhe aplikacione, të cilat mund të ndihmojnë në mësimin dhe në përdorimin e gjuhës së shenjave.
Analiza sociolinguistike e komunikimit në gjuhën e shenjave: Projekti synon të kryejë analiza të thella sociolinguistike për të kuptuar më mirë kontekstin dhe praktikat e komunikimit të personave që nuk dëgjojnë në shoqërinë shqiptare. Kjo përfshin studimin e mënyrave të komunikimit, normave sociale, dhe perceptimeve të ndryshme të gjuhës dhe të kulturës së shenjave.
Përmirësimi i qasjes dhe të drejtave të personave që nuk dëgjojnë: Një objektiv i rëndësishëm është të kontribuojë në përmirësimin e qasjes dhe të drejtave të personave që nuk dëgjojnë në shoqëri. Kjo përfshin ngritjen e ndërgjegjësimit për nevojat e tyre, promovimin e përfshirjes dhe barazisë, si dhe zhvillimin e politikave dhe shërbimeve që i përkasin kësaj komuniteti.
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Botime ne revista të vlerësuara nga kolegët në gjuhësi dhe fusha të ngjashme. Kjo do të sigurojë që gjetjet e hulumtimit të arrijnë tek akademikët, studiuesit dhe profesionistët e interesuar në gjuhën e shenjave dhe sociolinguistikën.
Prezantimi i hulumtimit në konferenca përkatëse ofron një mundësi për t’u angazhuar me ekspertë dhe praktikues në këtë fushë, për të shkëmbyer gjetjet dhe për të marrë komente.
Publikimi i informacionit në faqet dhe rrjete sociale FGJH dhe ANAD
Bashkëpunimi me komunitetet dhe organizatat e të personave që nuk dëgjojnw për të siguruar që gjetjet e hulumtimit të jenë të arritshme dhe të rëndësishme për individët që nuk dëgjojnë dhe përdoruesit e gjuhës së shenjave.
Workshope dhe ditë studimore, seminare për të shpërndarë gjetjet te edukatorët, përkthyesit dhe profesionistët e tjerë që punojnë me individë të shurdhër.
Partneritet me universitete dhe shkolla për të integruar gjetjet e kërkimit në programet e edukimit në gjuhën e shenjave dhe zhvillimin e kurrikulës.
Përcjellja e rekomandimeve që përmbledhin gjetjet e hulumtimit dhe implikimet e tyre për politikën dhe praktikën në mbrojtje të të drejtave të gjuhës së shenjave dhe aksesit në politikat dhe legjislacionin përkatës.
Shpwrndarja e informacionit në mediat lokale dhe kombëtare për të rritur ndërgjegjësimin për projektin dhe rëndësinë e tij për komunitetin e njerëzve qw nuk dëgjojnë dhe përdoruesit e gjuhës së shenjave.
Link:
https://fgjh.edu.al/%f0%9f%93%8d-nje-moment-historik-per-arsimin-gjitheperfshires-ne-shqiperi/
