Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🇫🇷✨ Kurs Ekstrakurrikular i Gjuhës Frënge (A1) në FGJH-UT

📅Në semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, hapi dyert e një kursi ekstrakurrikular të gjuhës frënge, niveli A1, i konceptuar për studentë nga fusha të ndryshme studimi dhe me profile akademike të larmishme.

🎓Në këtë kurs morën pjesë studentë të Universitetit të Tiranës nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Gjuhë të Huaja, të ciklit Bachelor dhe Master, duke krijuar një hapësirë mësimore dinamike, ndërdisiplinore dhe bashkëpunuese.

Kursi u ndërtua mbi metoda bashkëkohore të mësimdhënies, të ndërthurura me platforma digjitale interaktive, të cilat e shndërruan procesin e të nxënit në një përvojë aktive, motivuese dhe gjithëpërfshirëse. Mësimi nuk u kufizua vetëm në rregulla gramatikore apo fjalor, por u fokusua në komunikimin bazë, situatat reale dhe përdorimin praktik të gjuhës frënge, në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët (CEFR) 📖.

💻 Teknologjia luajti një rol kyç përmes ushtrimeve interaktive, aktiviteteve online dhe bashkëpunimit në kohë reale, duke afruar më shumë studentët me gjuhën dhe njëri-tjetrin.

📈 Rezultati? Një nivel i lartë përfshirjeje, motivimi dhe arritje të dukshme në kompetencat bazë gjuhësore. Studentët fituan jo vetëm njohuri fillestare në frëngjisht, por edhe besimin për ta përdorur gjuhën në situata të thjeshta komunikimi.

🇫🇷 Gjuha frënge – një hap i vogël në nivelin A1, por një hap i madh drejt komunikimit, kulturës dhe hapjes akademike! 🚀📚

situs toto