Më 28 janar 2026, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua konferenca e parë shkencore në Shqipëri e dedikuar plotësisht Gjuhës së Shenjave Shqipe, me titull:
“Integrimi i gjuhës së shenjave në kontekstet sociale, arsimore, teknologjike dhe mediatike: rritja e ndërgjegjësimit dhe pasurimi i komunikimit për dhe me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë.”.
E organizuar në kuadër të projektit PKKZH, financuar nga AKKSHI, konferenca mblodhi studiues, pedagogë, interpretë, profesionistë dhe studentë nga universitete dhe institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme dialogu dhe shkëmbimi për:
🔹 arsimin dhe formimin në gjuhën e shenjave
🔹 kërkimin shkencor dhe qasjet sociolinguistike
🔹 politikat arsimore dhe ndërgjegjësimin shoqëror
🔹 teknologjinë, median dhe shërbimet gjithëpërfshirëse
🌍Një vlerë e veçantë e kësaj konference ishte prania e Z. Villano Qirjazi, Drejtor i Departamentit të Edukimit në Këshillin e Evropës, i cili solli një perspektivë evropiane mbi gjuhët e shenjave, barazinë dhe politikat arsimore gjithëpërfshirëse.
Kjo konferencë dëshmon se zhvillimi i arsimit, shërbimeve dhe kërkimit shkencor në Gjuhën e Shenjave Shqipe është tashmë një prioritet akademik dhe shoqëror.
🤝 Falënderime për të gjithë pjesëmarrësit, partnerët institucionalë dhe Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD) për bashkëpunimin e vazhdueshëm.










