Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, më 6 tetor 2026, ora 10:00, në Bibliotekën Rozafa, do të zhvillojë ceremoninë përuruese të integrimit të gjuhës kroate në ofertën e tij akademike dhe të promovimit të bashkëpunimit akademik shqiptaro-kroat.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve akademike dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, duke krijuar mundësi të reja për studim, bashkëpunim dhe shkëmbim ndërkombëtar.
Ceremonia do të përfshijë prezantimin e lektores së gjuhës kroate, përurimin e këndit të bibliotekës së gjuhës dhe letërsisë kroate, si dhe një bashkëbisedim me studentët mbi studimin dhe mësimdhënien e kësaj gjuhe.
Një moment i veçantë në rrugëtimin e FGJH-së drejt një oferte akademike gjithnjë e më shumëgjuhëshe, ndërkombëtare dhe ndërkulturore. ✨
#FGJH #UniversitetiiTiranës #GjuhaKroate #BashkëpunimNdërkombëtar #Multilingualism #StudyLanguages


