Donika Koçi mbron me sukses disertacionin e saj për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, me temë:
“Kontaktet e gjuhës greke dhe gjuhës shqipe vështruar në kushtet e dygjuhësisë në lidhje me strukturat gjuhësore dhe didaktiko-arsimore”.
Studimi sjell një kontribut në kuptimin e dukurisë së dygjuhësisë në komunitetin e Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri, duke analizuar kontaktet mes gjuhës greke dhe asaj shqipe, si dhe ndërthurjen e tyre me identitetin kulturor e shoqëror dhe proceset didaktiko-arsimore.
Gjetjet theksojnë rëndësinë e politikave arsimore të përshtatura, programeve të specializuara dhe edukimit ndërkulturor në mbështetje të një dygjuhësie të qëndrueshme dhe funksionale.
👏 Urime Dr. Donika Koçi për këtë arritje të rëndësishme akademike! I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj shkencor dhe profesional!







