Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🎓 Nensi Gjetani: Një doktoraturë e re në Shkencat Gjuhësore

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i UT-së – Faqja zyrtare i UNIVERSITETI I TIRANES ka kënaqësinë të njoftojë se Nensi Gjetani mbrojti me sukses disertacionin e saj shkencor për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, në fushën e Shkencave Humane.

Disertacioni, me temë “Kompetenca e të folurit dhe të shkruarit në mësimdhënien/mësimnxënien e gjuhës gjermane”, u realizua nën udhëheqjen shkencore të Prof. Dr. Ema Kristo.

Gjetjet e studimit, të mbështetura në të dhëna empirike të mbledhura me nxënës të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri, evidentojnë se vështirësitë në zhvillimin e kompetencave gjuhësore nuk lidhen vetëm me njohjen e fjalorit dhe të strukturave gramatikore, por edhe me aftësinë për t’i përdorur këto njohuri në situata konkrete komunikimi.

Punimi argumenton se zhvillimi i kompetencave produktive kërkon integrimin e aftësive gjuhësore, përdorimin e detyrave me karakter komunikativ dhe ofrimin e një feedback-u formativ. Kontributi i tij qëndron në ndërthurjen e analizës didaktike me të dhënat empirike, duke sjellë një perspektivë kërkimore mbi mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës gjermane në kontekstin shkollor shqiptar.

👏 Urime Nensi Gjetanit dhe udhëheqëses së saj shkencore, Prof. Dr. Ema Kristo!

I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin akademik dhe shkencor!

#FGJH #UniversitetiTiranës #ShkencaGjuhësore #Doktoraturë #KërkimShkencor