☕ Në kuadër të “Klik-Kafeja e së Mërkurës”, serisë së takimeve me personelin akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dedikuar shkëmbimit të ideve dhe përvojave mbi përdorimin e teknologjive digjitale në mësimdhënie, zhvilluam sot trajnimin me temë: “Video-ja si mjet pedagogjik”, nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.
📚 Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë që ofron videoja si një instrument bashkëkohor për ta bërë procesin e mësimdhënies më ndërveprues, dinamik dhe efektiv.
🤝 Trajnimi u zhvillua në format hibrid, duke mundësuar pjesëmarrjen fizike në Fakultet dhe ndjekjen online përmes platformës Google Meet.
✨ Klik-Kafeja e së Mërkurës vijon të krijojë hapësira për bashkëpunim, ndarje përvojash dhe ide të reja, në mbështetje të zhvillimit profesional dhe inovacionit pedagogjik!
#FGJH #UniversitetiTiranës #KlikKafejaESëMërkurës #ZhvillimProfesional #InovacionPedagogjik #MësimdhënieDigjitale






