📌 Dokumentet e nevojshme për regjistrim

📢 Të nderuar aplikantë,

Kandidatët e shpallur fitues në raundin e dytë janë të lutur të paraqiten për regjistrim pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja brenda afateve të përcaktuara dhe të kenë me vete dokumentacionin e nevojshëm.

📌 Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

• Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
• Kopje të njehsuar me origjinalin e diplomës së maturës shtetërore /dëftesë pjekurie ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA së bashku me certifikatën e notave;
• Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit;
• Deklaratë e Pëlqimit dhe Vërtetësisë së të Dhënave, e cila plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore;
• ⚠️ Kujdes! Për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, kërkohet paraqitja e dublikatës së dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar nga DRAP/ZVAP përkatëse, si dhe e listës së notave të shkollës së mesme, të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

ℹ️ Për informacione të mëtejshme mbi procedurat dhe afatet e regjistrimit, ju lutemi të ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

🎓 Ju falënderojmë për besimin dhe ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj akademik!

🏛️ Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
🎓 Universiteti i Tiranës

#FGJH #UniversitetiITiranës #RaundiIDytë #Regjistrime2026 #StudentëTëRinj #Maturantë2026 #ZgjidhFGJH #FutureStartsHere #UT #MirëSeViniNëFGJH