Grupi mësimor-kërkimor i gjuhësisë, në bashkëpunim me grupet mësimore-kërkimore të përkthimit dhe interpretimit dhe të komunikimit dhe kulturës, pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – UT, organizojnë leksionin e hapur me temë:
🗣️ “Çështje gjuhësore dhe kulturore në përkthimin e studimit historik “Agents of Empire” të Sir Noel Malcolm” nga përkthyesi dhe studiuesi Kastriot Myftiu.
đź“… 23.04.2026
⏰ Ora 10:30
📍 Salla Europa
Ky leksion trajton aspekte të rëndësishme gjuhësore dhe kulturore të përkthimit të një vepre të spikatur të mikrohistorisë, në të cilën historitë familjare shqiptare ndërthuren ngushtë me disa nga zhvillimet më të mëdha të historisë europiane të shekullit XVI, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve midis botës së krishterë dhe asaj osmane.
• #LeksionIHapurNeFGJH
• #GjuhesiDhePerkthimFGJH
• #AgentsOfEmpireNeFGJH


