22 Nëntori shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e gjuhës dhe të identitetit tonë kombëtar. Më 22 nëntor 1908, Kongresi i Manastirit kurorëzoi përpjekjet e rilindësve dhe të intelektualëve shqiptarë për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, duke hedhur një gur themeli për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe vetëdijes kombëtare.
Alfabeti nuk është thjesht një sistem shkronjash. Ai është kujtesë historike, trashëgimi kulturore dhe një prej simboleve më domethënëse të identitetit tonë.
Në këtë ditë të veçantë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, vlerëson rëndësinë e gjuhës shqipe dhe rolin e saj në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë kulturore, duke ritheksuar se respektimi i gjuhës amtare dhe hapja ndaj gjuhëve e kulturave të tjera janë dy vlera që pasurojnë njëra-tjetrën.
🇦🇱 Gëzuar Ditën e Alfabetit!
#22Nëntori #DitaEAlfabetit #KongresiIManastirit #GjuhaShqipe #FGJH #UniversitetiITiranës


