Të dashur maturantë dhe studentë të ardhshëm,
Ju informojmë se, në vijim të njoftimit të marrë nga Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH), afati i regjistrimeve për ciklin e parë të studimeve është shtyrë edhe me 48 orë.
Për rrjedhojë, procesi i regjistrimeve do të vijojë deri më 23 tetor 2026, duke u dhënë mundësi të gjithë kandidatëve të përfundojnë procedurat e regjistrimit.
🌍 Nëse dëshironi të studioni gjuhë të huaja, teknologji, përkthim, mësuesi, komunikim ndërkulturor dhe të ndërtoni një karrierë me perspektivë ndërkombëtare, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ju mirëpret në një komunitet akademik me traditë, cilësi dhe mundësi të shumta zhvillimi.
âś… Afati i fundit i regjistrimeve: 23 tetor 2026
📚 Bëhu pjesë e FGJH-së. Hap dyert drejt gjuhëve, kulturave dhe mundësive të reja!
#FGJH #UniversitetiITiranës #Regjistrime2026 #StudentëTëRinj #ZgjidhFGJH #FutureStartsHere


