Je maturant dhe kërkon një program që të përgatit për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës të së ardhmes?
“Gjuhë Moderne dhe Teknologji Digjitale” është një program i ri Bachelor që bashkon gjuhët e huaja (Gjermanisht, Frëngjisht, Anglisht) me teknologjinë, komunikimin digjital dhe inteligjencën artificiale.
Çfarë e bën këtë program të veçantë?
Ofron njohuri mbi teknologjitë gjuhësore, inteligjencën artificiale dhe përpunimin e gjuhëve natyrore (NLP).
Kombinon studimin e gjuhëve moderne me aftësi digjitale
Të pajis me aftësi praktike digjitale dhe komunikim shumëgjuhësh.
Praktikë profesionale dhe bashkëpunime me institucione e kompani, duke të afruar me tregun e punës që gjatë studimeve.
Mundësi punësimi në kompani teknologjie të informacionit, media digjitale, agjenci përkthimi, agjenci marketingu dhe komunikimi digjital, organizata ndërkombëtare dhe institucione publike, etj.
Nëse të pëlqejnë gjuhët e huaja, por dëshiron edhe kompetenca digjitale, ky program është zgjedhja e duhur për ty.
Gjuhë + Teknologji = Profesionet e së ardhmes!
#FGJH #UniversitetiITiranës #GjuhëModerneDheTeknologjiDigjitale #Maturant2026 #StudimeUniversitare #FutureReady #DigitalSkills


