Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

👤📚 Profil Përkthyesi | Dr. Migena Sejdini

11

🎓 Pozicioni: Lektor, Departamenti i Gjuhës Gjermane, FGJH – Universiteti i Tiranës

🌐 Specializimi: Interpretim, përkthim letrar dhe juridik

💼 Përvoja:
Dr. Migena Sejdini është pedagoge pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, me mbi 20 vite përvojë në fushën e interpretimit dhe përkthimit letrar e juridik. Në fushën e përkthimit juridik dhe interpretimit ka bashkëpunuar me institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare, ndër të cilat Ministria e Drejtësisë, GIZ, OSBE, Këshilli i Europës dhe PAMECA. Në fushën e përkthimit letrar ka bashkëpunuar me shtëpi botuese si Mediaprint, Pegi dhe Dudaj.

✨ Kontributi:
Përkthyese e një sërë veprash nga letërsia gjermane për fëmijë, të rinj dhe të rritur, duke sjellë në gjuhën shqipe autorë të njohur të letërsisë bashkëkohore gjermane dhe austriake. Kontributi i saj shtrihet gjithashtu në përkthimin e botimeve kulturore dhe historike mbi marrëdhëniet Austri–Shqipëri.

📚 Librat e përkthyer:
🔹 Karin Kampwerth – Lamtumirë brenga dashurie (Pegi, 2005)
🔹 Joachim Friedrich – 4½ shokë (Pegi, 2005)
🔹 Sabine Both – Një dashuri e ndarë në dy! (Pegi, 2005)
🔹 Joachim Friedrich – 4½ shokë dhe zhdukja e mësueses së biologjisë (Pegi, 2006)
🔹 Karin Laviat – Gramatikë praktike e gjermanishtes (Dasara, 2006)
🔹 Të rizbulojmë të përbashkëtat: e shkuara dhe e tashmja e marrëdhënieve Austri–Shqipëri në kaleidoskop (2018) – përkthyese e disa prej teksteve të librit
🔹 Alice Pantermüller – Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës: Plot me lepurushë (Mediaprint, 2019)
🔹 Alice Pantermüller – Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës: Një për të gjithë e të gjithë për një (Mediaprint, 2019)
🔹 Alice Pantermüller – Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës: Magjepsësja e krimbave (Mediaprint, 2020)
🔹 Kai Pannen – 24 ditë në rrjetën e merimangës (Mediaprint, 2021)
🔹 Kai Pannen – Në të mirë e në të keq (Mediaprint, 2021)
🔹 Jan-Philipp Sendker – Hajduti dhe Rebelja (Pegi, 2022)
🔹 Luna Al-Mousli – Gjyshja, Zoti dhe Britni, takim në dhomën e ndenjjes ose Unë dhe bota islame (Dudaj, 2023)
🔹 Brigitte Reimann – Berlin 1961 (Mediaprint, 2024)

💬
“Përkthimi: aty ku një histori rilind në një gjuhë tjetër.”

➡️ Ndiqni rubrikën #ProfilPerkthyesish për të zbuluar histori të tjera nga bota e përkthimit!

situs toto