🤝 Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Dekanat lektorët Dr. Isa Al-Isa dhe Dr. Faisal Al-Harbi nga Qendra Globale e Gjuhës Arabe “Malik Salman” – Riad. Ata u pritën nga Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj si dhe Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke, Prof. Asoc. Dr. Sofia Delijorgji.
📚🌍 Kjo pritje u zhvillua në kuadër të organizimit të Shkollës Dimërore të Gjuhës Arabe nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, FGJH – UT, dhe shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e shumëgjuhësisë, forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe zgjerimin e partneriteteve akademike ndërkombëtare, duke mbështetur iniciativa që synojnë zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe nxitjen e dialogut kulturor.

 
#FGJH #UT #ShkollaDimërore #GjuhaArabe #Shumëgjuhësi #BashkëpunimNdërkulturor #PartneriteteAkademike #MalikSalman #ArabicLanguage #WinterSchool

