6 Prill

Prof.ssa Laura Bonato, antropologe, autore e shumë librave studimorë në fushën e antropologjisë. Ndër to mund të përmenden: Festa viva. 1 (Omega, 2007); Festa viva. 2 (Omega, 2007); Portatori di cultura e costruttori di memorie (Edizioni dell’Orso, 2008); Tutti in festa. Antropologia della cerimonialità (Franco Angeli, 2009); Tieni il tempo. Riti e ritmi della città (Franco Angeli, 2011); Vita da strega. Masca, faja, framasun (Meti Edizioni, 2015);  Antropologia della festa. Vecchie logiche per nuove performance (Franco Angeli, 2016);

Prof.ssa Lia Zola, antropologe, autore e shumë librave studimorë në fushën e antropologjisë. Ndër to mund të përmenden: Il commercio degli spiriti (Aracne 2008); Memorie del territorio, territori della memoria (Franco Angeli, 2011); Lo sciamano in vetrina. Revival, autenticità, reinvenzione (Franco Angeli, 2012); Paesaggi, luoghi e spazi sacri nello sciamanesimo siberiano (Meti Edizioni, 2015); Ambientare. Idee, saperi, pratiche (Franco Angeli, 2017).

Bashkëautore të librave: Fantastiche montagne. Esseri e luoghi dell’immaginario nelle terre alte (Franco Angeli, 2018); Halloween. La festa delle zucche vuote (Franco Angeli, 2020).

 

Në seminarin e mbajtur për studentët dhe pedagogët Prof.ssa Bonato foli për festat shqiptare në jugun e Italisë, aty ku shqiptarët u vendosën shumë shekuj më parë dhe ruajtën zakonet dhe traditat e vendit të tyre. Në disa prej festave ishin lehtëisht të kuptueshme elementë të festave shqiptare karakteristike të trevave të jugut të Shqipërisë.

Prof.ssa Zola tërhoqi vëmendjen e dëgjuesve me disa histori muzikantësh shqiptarë, të cilët e kishin filluar jetën në Itali si të gjithë emigrantët e tjerë dhe kishin arritur më pas, falë talentit dhe aftësive të tyre, të punësoheshin në orkestrat më në zë të Asti-t duke u integruar kështu më së miri në shoqërinë italiane. Historia e tyre e suksesit u pëlqye në veçanti nga pjesa studentore e auditorit.

Në leksionet e mbajtura për studentët e Masterit Mësuesi në Gjuhë Italiane, si dhe Masterit Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik, prof.ssa Bonato dhe prof.ssa Zola sollën të dhëna për disa nga festat tradicionale të krahinës së Piemontes. Interesante ishte të mësoje sesi festat, ashtu si edhe vetë popullsia kishin pësuar ndryshime me kalimin e shekujve. Disa prej tyre të mbetura në harresë si p.sh. festa e fuçive të verës, ishin rikrijuar së fundmi për të risjellë traditat e lashta të krahinës. Me kërkesën e studentëve ato treguan edhe për ushqimet tradicionale që konsumohen në disa prej festave. Studentët nga ana e tyre në një bashkëbisedim miqësor treguan disa prej traditave kulinare të festave tona të Vitit të Ri dhe të Pashkëve. Në fund të leksionit studentët demonstruan disa valle popullore shqiptare që shoqërojnë festat tona duke zgjuar kërshërinë e madhe të studiueseve italiane, si dhe duke krijuar një moment të këndshëm në auditor.