Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

9 dhjetor 2025 “Gjuha shqipe, variantet e saj, dhe marrdhëniete saj me gjuhët e tjera, veçanërisht me gjermaneishten” nga Prof.Dr. Emil Lafe

Rëndësia e njohjes së thelluar të gjuhës shqipe konsiderohet domosdoshmëri për mësimdhënien cilësore, përkthimin profesional dhe kërkimin shkencor, veçanërisht në raport gjuhët e huaja, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjuhësisë dhe ndërkulturës në formimin akademik dhe praktik të studentëve.

Në këtë kontekst, grupi mësimor-lëndor “Gjuhësi dhe Komunikim” Gjuha Gjermane”, organizoi veprimtarinë shkencore me Prof. dr. Emil Lafen, një prej gjuhëtarëve me një ndihmesë të rëndësishme në fushën e Albanologjisë, normës gjuhësore dhe studimeve krahasuese, i cili ka dhënë lëndën “Albanologjia në gjuhën gjermane / Deutschsprachige Albanologie” në degën e gjermanishtes në vitet 2009–2018.

Ky Shkëmbim kishte si qëllim të ofronte një qasje shkencore për gjuhën shqipe, duke vënë në fokus gjuhën e standardit dhe veçoritë e varianteve dialektore.

U trajtuan variantet në krijimin e identitetit gjuhësor shqiptar dhe proceset që kanë ndikuar në formimin e standardit. Diskutimi u shtri edhe te marrëdhëniet ndërgjuhësore, veçanërisht kontaktet e shqipes me gjuhët ballkanike dhe europiane.

Vëmendje e veçantë iu kushtua raporteve të shqipes me gjermanishten, duke paraqitur ndikimet strukturore, kulturore dhe historike, si edhe mjediset ku ka ndodhur bashkëveprimi gjuhësor ndër shekuj. Ky dimension ndërgjuhësor kishte si qëllim ndriçimin e rolit e kontakteve gjuhësore të shqipes në pasurimin e saj leksikor, struktural dhe semantik, si dhe në formësimin e tipareve të saj karakteristike.

Aktiviteti krijoi një atmosferë të hapur për shkëmbim profesional, ku studentët, pedagogët dhe studiuesit diskutuan zhvillimet e fundit në gjuhësinë shqiptare, sfidat dhe mundësitë e saj në kontekste akademike bashkëkohore.