Diplomuar për gjuhë frënge më 1980, ka nisur punën si asistent pedagog më 1981 në katerdrën (departamentin) e gjuhës frënge. Që prej asaj kohe vazhdon të kryejë aktivitetin si mësimdhënës në Departamentin e Gjuhës Frënge të UT. I orientuar për gjuhësi teorike dhe të aplikuar, aktiviteti i tij shtrihet edhe në lëmin e letërsisë dhe përkthimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë shumë lëndë teorike dhe praktike si Hyrje në gjuhësi,Gjuhësi të përgjithshme, Gjuhë e folur, etj. Është titullar i lëndëve : Leksikologji e Gjuhës frënge dhe Gjuhësi teksti. Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve universitare të botuara brenda dhe jashtë vendit. Është autori i artikujve në lëmin e gjuhësisë dhe letërsisë si edhe të kumtesave të mbajtura në seminare dhe konferencatë ndryshme. Është bashkëautor i disa fjalorëve specifikë frengjisht-shqip. Është hartues programesh universitare dhe pasuniversitare si edhe udhëheqës doktoratash, diplomash, temash kursi. Ka një aktivitet të gjerë në lëmin e përkthimeve nga frengjishtja në shqipe dhe anasjelltas, me një gjeografi dhe tipologji të gjerë (Europë, Ballkan, Afrikë, Amerikë Latine; letërsi frënge, frankofone dhe jo frankofone; romane, novela, tregime, letërsi për fëmijë, poezi; autorë si Kamy, Sagan, Aymé, Mérimé, Kazanzaqi, Coelho, Bergman, Khadra, Maggiolo, Ben Jelloun, Crisinel, Dritëro, Kadare, Xhevahir Spahiu, etj, etj,mes të tjerash nënvizojmë35 romane). Ka ushtruar funksione institucionale si zv.Dekan, Përgjegjës Departamenti, Dekan, zv.Rektor; ka qenë anëtar i Sentatit të UT (katër mandate), anëtar i Këshillit të Fakultetit, Kryetar dhe anëtar i Këshillit të Profesorëve.
Është vlerësuar me Palmën Akademike.