MSc. Elfrida Bilaj

Fakultetit i gjuhëve të huaja

MSc. Elfrida Bilaj

Biografia

Elfrida Bilaj  është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka përvojë pune 31 vejçare në mësimdhenien e gjuhes gjermane. Pas diplomimit  në Fakultetin “Histori-Filologji” , Universiteti i Tiranës ne vitin 1989 ( Histori dhe Gjuhë gjermane), studimet pasuniversitare i ka kryer  ne mësimdhënien  e gjuhës gjermane në teori dhe në praktikë.

Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, në aktivitete të ndryshme kualifikuese në lidhje me mësimdhënien e gjuhës së huaj , si dhe ka  marrë pjesë në projekte ndërkombëtare realizuar me përfaqësinë e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Ka botuar artikuj në fushat e lartpërmendura , eshte bashkëautore e tre metodave të gjuhes gjermane  si edhe  është përkthyese e licensuar  nga Ministria e Drejtesise.