Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takim me përkthyesen dhe interpreten Anila Rezhda

Sfida të përkthimit juridik
Takim me përkthyesen dhe interpreten Anila Rezhda
 

📅 Data: 20 mars 2025
🕒 Ora: 10:30
📍 Vendi: Salla Evropa, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Përkthyesja dhe interpretja gjyqësore, Anila Rezhda, do të jetë pjesë e një diskutimi të hapur, ku do të ndajë përvojën e saj të pasur në fushën e përkthimit juridik. Anila rezhda është interprete gjyqësore dhe përkthyese zyrtare në Gjykatën e Selanikut prej 20 vitesh në gjuhët shqip, greqisht dhe italisht.

Anila Rezhda është gjithashtu anëtare e Bordit Drejtues të Federatës Kombëtare Greke të Përkthyesve dhe Interpretëve Zyrtarë PEM, Filial i FIT dhe Eulita. Për kontributin e saj të madh, Anila Rezhda është nderuar me titullin “Ambasadore e Kombit”.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth përkthimit juridik dhe sfidave të tij.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për një diskutim të frytshëm dhe frymëzues!