Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Neni 81 mbi “Programet e studimeve të formimit të vazhduar’’; -Statuti i Universitetit të Tiranës, Neni 101 mbi “Programet e studimit të formimit të vazhduar”; -Rregullore e Universitetit të Tiranës, neni 41 mbi ‘Kushtet e krijimit të një programi studimi të formimit të vazhduar”; -Strategjia e zhvillimit të Universitetit të Tiranës 2024-2028, objektivat specifike 1.1, pika 1.1.6 dhe 1.1.9 mbi zhvillimin e programeve me mikrokredenciale dhe smart specialisation S3; në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Rregulloren e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si edhe në praktikën e deritanishme të studimeve universitare, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron programe studimi të formimit të vazhduar në gjuhët e specialitetit dhe aftësitë e komunikimit për sektorët e Turizmit dhe të Shëndetësisë, miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, Vendimi Nr. 51, datë 26.11.2024 ‘‘Për hapjen e programit të formimit të vazhduar në ‘‘Gjuhët e specialitetit dhe aftësitë e komunikimit për sektorët e turizmit dhe shëndetësisë’’ në Fakultetitn e Gjuhëve të Huaja, për vitin akademik 2025 – 2026, si dhe në Vendimin Nr. 25, datë 24.07.2025 ”Për një shtesë në vendimin nr. 52, datë 27.11.2024, të Bordit të Administrimit lidhur me programin e formimit të vazhduar në Gjuhët e Specialitetit dhe Aftësitë e Komunikimit për Sektorët e Turizmit dhe Shëndetësisë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të UT-së, për vitin akademik 2025 – 2026” i cili përfshin 9 (nëntë) module të cilat nuk janë të ndërvarura nga njeri tjetri.