Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Trajnime për Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Në kuadër të përkushtimit për të ofruar një mbështetje të gjithanshme për studentët dhe për të përmirësuar cilësinë e përvojës së tyre akademike, është hartuar një kalendar i posaçëm me tema të ndryshme trajnimesh që zhvillohen përgjatë gjithë vitit akademik. Këto trajnime janë organizuar nga Dega e Trajnimeve me synimin për të fuqizuar studentët me njohuri praktike, informacion të vlefshëm dhe aftësi të dobishme për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Trajnimet janë menduar të jenë një shtesë e vlefshme ndaj procesit mësimor, duke adresuar nevoja konkrete që lidhen me orientimin akademik, aftësitë e buta (soft skills), kompetencat digjitale, zhvillimin e karrierës, shkrim-leximin akademik, si dhe tema të aktualitetit në fusha të ndryshme. Qëllimi kryesor është t’u ofrojmë studentëve mundësinë për të thelluar njohuritë e tyre përtej kurrikulës zyrtare dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që i presin në tregun e punës apo në studimet pasuniversitare.

Përmes këtij programi trajnimesh synojmë të ndërtojmë një kulturë të të nxënit të vazhdueshëm, të nxisim pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe të forcojmë lidhjen mes teorisë dhe praktikës. Çdo trajnim zhvillohet nga ekspertë të fushës dhe përshtatet me nevojat dhe interesat e studentëve tanë.

Kalendari i Trajnimeve

Trajnime të Zhvilluara