Më datë 20.05.2025,
Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e IT-së, zhvilluan fizikisht dhe online trajnimin për personelin akademik me temë: ‘‘Inteligjenca Artificiale në Arsim dhe Kërkim’’.
Gjatë këtij trajnimi u prezantuan platformat më të avancuara si: ChatGPT, Claude, DeepSeek, Copilot, MagicSchool.ai, Curipod, Elicit, Humata, Twee – mjete që ndihmojnë në krijimin e materialeve mësimore, përgatitjen e leksioneve, zhvillimin e ideve kërkimore dhe analizën e literaturës shkencore.
Fokus i veçantë iu kushtua rolit të AI në:
– personalizimin e mësimdhënies;
– lehtësimin e punës akademike;
– dhe përmirësimin e qasjes ndaj kërkimit.
Së bashku ndërtojmë një arsim më bashkëkohor dhe të hapur ndaj inovacionit!
Më datë 14.04.2025,
Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të personelit akademik, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, organizoi trajnimin me temë: ‘‘Përgatitja e leksioneve nëpërmjet mjeteve digjitale’’ nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të stafit akademik për të përdorur mjete dhe teknika digjitale në krijimin e leksioneve më tërheqëse, interaktive dhe efikase. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të njihen me platforma dhe aplikacione që i mundësojnë ata të krijojnë materiale mësimore më të pasura dhe të angazhojnë studentët në një mjedis më dinamik dhe bashkëkohor,duke kontribuuar në përmirësimin e përvojës së të mësuarit dhe ofruar mundësi të reja për inovacion në klasë.
Falë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksploronin mjete dhe teknika inovative për një mësimdhënie më të avancuar!
Më datë 25.03.2025,
Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja , organizoi modulin e diskutimit për personelin akademik dhe studentët me temë: “Strategji të mësimdhënies për të përmirësuar motivimin e studentëve gjatë studimeve”.
Gjatë këtij moduli Prof. Asoc. Dr Hatixhe Leka, në bashkëpunim me pedagogë dhe studentë, diskutuan mbi zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies me qëllim nxitjen e motivimit të studentëve dhe arritjen e suksesit të tyre akademik.
Qasjet krijuese të mësimdhënies dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve ishin dy nga strategjitë e vlerësuara më së shumti nga pjesmarrësit krahas, gjithëpërfshirjes, vendosjes së objektivave të qarta të orës mësimore, inkurajimit të studentëve etj.
Më datë 21.03.2025,
Në ambientet e AUF në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik përmbylli me sukses trajnimin me personelin akademik mbi përdorimin e mjeteve digjitale për të zhvilluar aftësitë gjuhësore në FGJH-UT nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit eksploruan dhe diskutuan mbi:
Ky trajnim ofroi një qasje praktike dhe kreative për të integruar teknologjinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Më datë 26 shkurt 2025,
Në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Aplikimi i qasjes së mësimdhënies me zhvillimin e projekteve dhe zgjidhje problemesh”.
Në këtë leksion Prof. Asoc. Dr. Aida Gjinali, në bashkëpunim me pedagogë dhe studentë, diskutuan mbi elementët thelbësorë dhe avantazhet e të nxënit bazuar në projekte, si dhe sollën shembuj praktikë e konkretë të realizimit dhe menaxhimit të projekteve në klasë.
16.01.2025
Më datë 16.01.2025, në ambientet e AUF të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua me sukses moduli i diskutimit me për personelin akademik temë: “Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur” nga Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi dhe Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.
Gjatë këtij aktiviteti:
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë ide dhe të diskutojnë përvojat e tyre në integrimin e teknologjisë në mësimdhënie.
Ky modul diskutimi dëshmoi se inovacioni pedagogjik mbetet çelësi për një proces mësimor më të frytshëm dhe më të angazhuar.
Më datë 20.11.2024, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik organizoi një modul diskutimi për personelin akademik, me temën “Vlerësimi në Baza Kompetencash i Studentëve”, i udhëhequr nga Prof. Dr. Andromaqi Haloçi.
Gjatë këtij diskutimi, u theksua rëndësia e përdorimit të vlerësimit në baza kompetencash, si dhe përfitimet e shumta që ai sjell, duke përfshirë:
· Kritere vlerësimi objektive dhe transparente;
· Shkëmbime konstruktive mes studentëve dhe mësuesve;
· Përmirësimi i vazhdueshëm i rezultateve gjatë procesit mësimor;
· Lehtësim i ndihmës reciproke midis studentëve;
· Zbatimi i kompetencave në krijimin e produkteve efektive.
Moduli u zhvillua në formën e një diskutimi interaktiv mes kolegëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili u gjallërua përmes shkëmbimit të mendimeve dhe pyetjeve dhe përgjigjeve të hapura.
Ky diskutim kontribuoi në forcimin e kuptimit dhe zbatimit të vlerësimit të bazuar në kompetenca, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të pedagogjisë dhe mësimdhënies në kuadër të fakultetit.
Më datë 07.11.2024 në Salla Evropa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua trajnimi për personelin akademik me temë:
“ChatGPT dhe Inovacionet e Inteligjencës Artificiale (AI) në Mësimdhënie”.
Ky trajnim u organizua nga Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit në bashkëpunim me Degën e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, duke sjellë një qasje gjithëpërfshirëse për përditësimin e njohurive në fushën e AI.
Qëllimet e këtij trajnimi ishin:
Më datë 27 mars 2024
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua moduli informativ për personelin akademik me temë: “Menaxhimi i diversitetit në auditor”.
Ky modul pati në fokus përkrahjen e diversitetit në Fakultet, identifikimin e sfidave që hasen në auditor si dhe menaxhimin e tyre.
Komunikimi empatik me studentët, rëndësia e krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës ,analizimi i problem-zgjidhjeve për vështirësitë e hasura, ishin disa nga temat që u trajtuan në këtë modul.
Më datë 11 mars 2024
Në bibliotekën Rozafa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Aplikimi i qasjes së mësimdhënies me zhvillimin e projekteve dhe zgjidhje problemesh”. Në këtë leksion Prof. Assoc. Dr. Aida Gjinali, në bashkëpunim me pedagogë, doktorantë dhe studentë, diskutuan mbi elementët thelbësorë dhe avantazhet e të nxënit bazuar në projekte, si dhe sollën shembuj praktikë e konkretë të realizimit dhe menaxhimit të projekteve në klasë me nje qasje pozitive për të përmirësuar përvojën e tyre të të studiuarit.
Më datë 20 shkurt 2024
Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Industria e turizmit, markat, profesionet dhe mjedisi digjital”.
– Një analizë të përgjithshme mbi industrinë e turizmit
– Markat ndërkombëtare sipas sektorëve, lista e profesioneve dhe mjediset e tyre përkatëse të mjeteve digjitale
– Rëndësia e turizmit në ekonominë Shqiptare, prespektivat dhe e ardhmja
Studentët shprehën interes të marrin pjesë në trajnime të ofruara nga kjo agjenci si dhe për të zhvilluar projektin e karrierës së tyre profesionale si një mundësi më shumë për ata.
Më 13 shkurt 2024
Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Turizmi i qëndrueshëm në Shqipëri si një mundësi më shumë për studentët e FGjH-së”.
Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha theksoi edhe një herë vizionin e Fakultetit për t’u ofruar studentëve përveç programit mësimor në auditor edhe mundësi të bashkëpunimit e diskutimit me përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme për të zhvilluar projektin e karrierës së tyre profesionale.
Zhvillimi i qëndrueshëm shihet si një sfidë në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik por edhe atë social duke menduar për vijimin e jetës edhe për brezat e ardhshëm të shoqërisë.
Në këtë diskutim Z. Mathias Palm “Trajnues i guidave turistike” në kompaninë Gjermane Gebeco dhe Z. Elvis Kotherja Drejtor i Agjencisë “Elite Travel Group” ndanë përvoja konkrete duke diskutuar mbi:
– Qëndrueshmërinë në përgjithësi, koncept që shumica e të rinjve e lidhin atë kryesisht me mjedisin.
– Aspekte rreth qëndrueshmërisë në turizëm, këshilla.
– Integriteti dhe ndershmëria në këtë industri.
– Të mësuarit gjatë gjithë jetës, fleksibiliteti, kreativiteti dhe përdorimi i teknologjisë në përmirësimin e karrierës profesionale.
Më datë 19 janar 2024
Në kuadër të formimit të vazhdueshëm të mësuesit bazuar në kompetenca dhe të aktiviteteve të grupit Kërkimor – Kërkimor të Didaktikës, më 19.01.2024, u zhvillua trajnimi me temë:
‘’Mësuesi dhe Mësimdhënia digjitale’’ nga Prof.Asoc.Dr Migena Alimehmeti.
14 dhjetor 2023
Më datë 14.12.2023, u zhvillua moduli i informimit për personelin akademik me temë:
‘‘Teknika të menaxhimit të situatave të vështira me studentë’’nga zyra e Psikologut në FGJH.
Kjo temë gjithëpërfshirëse synon diskutime mbi:
-Trajtimin e situatave të vështira me studentë.
-Menaxhimin e sjelljeve të studentëve me aftësi speciale.
07 dhjetor 2023
Më date 07.12.2023 u zhvillua trajnimi me temë “Teknologjia dhe aftësia e të lexuarit” nga Prof.Assoc.Dr. Alnida Koroshi. Gjatë ketij trajnimi profesorët e FGJH patën mundësi të njihen e të shohin shembuj të përdorimit të aplikacioneve që mund të instalohen ne PC/tabletë. Këto aplikacione ndihmojnë profesorët por edhe studentët në zhvillimin e aftësisë së të lexuarit. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën edhe me aplikacione që ndihmojnë studentët që nuk shohin, duke qenë se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është fitues i dy projekteve kërkimore me në qendër këta studentë.
05 dhjetor 2023
Më date 05.12.2023 u zhvillua trajnimi për stafin akademik të FGJH-së me temë:
‘’AI tools- threats and opportunities’’ nga Ing. Dorian Tola.
04 dhjetor 2023
Më date 04.12.2023 u zhvillua trajnimi për stafin akademik të FGJH-së me temë:
‘’Mjetet teknologjike për orën e mësimit
(Mentimeter, AnswerGarden, Wooclap, WordItOut, Polls)’’ nga Prof. Assoc. Dr. Ogerta Koruti.
Më datë 19 tetor 2023
U zhvillua trajnimi për personelin akademik dhe doktorantë me temë:
Mësimdhënia nëpërmjet platformës TEAMS, ChatGPT dhe Inovacionet e Inteligjencës artificiale (AI) nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.
Qëllimi i këtij trajnimi gjithëpërfshirës ishte azhornimi i personit akademik në:
Më datë 10 dhe 14 Tetor 2022
Ky trajnim synon të rrisë aftësitë e stafit akademik në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit, me risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë, motivojnë dhe argëtoj në studentët tanë.