Në kuadër të projektit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, të financuar nga AKKSHI, me temë “Zhvillimi i kërkimit në gjuhën e shenjave shqipe: nga dokumentimi dhe pasurimi i fjalorit në analizën sociolinguistike të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë”, më 3 tetor 2025, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, u zhvillua workshop-i:
“Integrimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mësimdhënien dhe kërkimin e gjuhës së shenjave shqipe”.
Ky aktivitet bashkoi pedagogë, përkthyes, studiues dhe profesionistë të fushës për të ndarë përvoja dhe ide mbi:
- përditësimin dhe përdorimin e fjalorit të gjuhës së shenjave shqipe;
- aplikimin e teknologjive digjitale në procesin e mësimdhënies;
- inovacionin kërkimor dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në këtë fushë.
Gjatë ditës u zhvilluan tre panele tematike, të cilat trajtuan çështje kyçe për standardizimin, arsimin dhe kërkimin shkencor në fushën e gjuhës së shenjave shqipe.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Universiteti i Tiranës, ANAD-i, Instituti i Nxënësve që nuk dëgjojnë”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si dhe institucione të tjera arsimore e kërkimore.
Ky workshop shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik dhe përdorimit të teknologjive inovative për zhvillimin dhe përfshirjen e komunitetit të personave që nuk dëgjojnë.