Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Dita e Orientimit për Studentët e Rinj të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Në vijim të Programit të Mirëseardhjes, sot u zhvillua Dita e Orientimit, ku studentët e vitit të parë u njohën më nga afër me disa nga shërbimet dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: 

Sekretaria Mësimore: pika kryesore e kontaktit për çdo student, ku mund të gjejnë mbështetje akademike dhe administrative gjatë gjithë viteve të studimit. 

Lëndët EkstrakurrikulareMë shumë se Mësim! 

  1. Sporti: përtej përfitimeve shëndetësore, ndihmon në zhvillimin e disiplinës, punës në grup dhe lidershipit, aftësi të vlefshme në çdo fushë. 
  1. Kinezishtja: një dritare drejt një kulture mijëravjeçare dhe një avantazh i vërtetë në tregun global të punës. 

Duke u përfshirë në sport, në mësimin e kinezishtes, apo aktivitete të tjera ekstrakurrikulare,  jo vetëm fitoni njohuri e aftësi të reja, por edhe ndërtoni një rrjet të vlefshëm shoqëror dhe profesional. 

Bëjeni këtë rrugëtim universitar sa më të frytshëm, inspirues dhe të paharrueshëm!