Sot, në kuadër të Programit të Mirëseardhjes për studentët e rinj, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, mirëpriti studentët e programit të përbashkët “Studime Ndërkombëtare”, ofruar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës.
Gjatë takimit orientues, studentët u njohën më nga afër me:
- Lëndët që do të ndjekin dhe lektorët përkatës,
- Mundësitë që ofron programi i shkëmbimit Erasmus+,
- Klubet studentore dhe aktivitetet akademike e kulturore,
- Kurset e gjuhëve të huaja dhe trajnimet profesionale,
- Lëndët ekstrakurrikulare,
- Bibliotekën fizike dhe atë digjitale, si burime të rëndësishme për kërkimin dhe zhvillimin akademik.
Ky orientim shënon fillimin e një udhëtimi të ri akademik, ku studentët do të zhvillojnë aftësi ndërkulturore, diplomatike dhe gjuhësore që do t’i përgatisin për një karrierë me horizont ndërkombëtar.