Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takimi “Poeti i përkthyer dhe poeti përkthyes” me pjesëmarrjen e poetes Luljeta Lleshanaku

13 nëntor 2025

Sot në orën 12:00 zhvillohet takimi “Poeti i përkthyer dhe poeti përkthyes” me pjesëmarrjen e poetes Luljeta Lleshanaku në kuadër të projektit “Rreth poezisë me Luljeta Lleshanakun”, i organizuar me iniciativën e Klubit Letrar të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Në këtë takim do të diskutohet për aspekte të ndryshme të marrëdhënies së poetit me shtëpitë botuese, agjentët letrarë, dhe në mënyrë të veçantë me përkthyesit. Në këtë kuadër do të trajtohen pyetje si: si dhe nga kush përzgjidhet një autor për t’u botuar dhe përkthyer, nga çfarë sfidash karakterizohet ky proces, si edhe pikëtakimet mes shkrimit dhe përkthimit të poezisë.