Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Trajnim me personelin ndihmësakademik: “Inteligjenca Artificiale (AI) si asistent në punën e përditshme. Softuerë të rinj të teknologjisë së informacionit”

Sot më 14.11.2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Degën e Teknologjisë së Informacionit në FGJH, zhvilluan një trajnim të dedikuar për personelin ndihmësakademik të fakultetit, i cili kishte në fokus përdorimin e teknologjive të reja të inteligjencës artificiale dhe softuerëve inovativë si Copilot, Gamma, ChatPDF, ExcelFormulaBot, Everything, SwissChat dhe mjete të tjera që lehtësojnë punën e përditshme administrative dhe akademike.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të fuqizojë personelin ndihmësakademik me njohuri dhe aftësi praktike mbi përdorimin e mjeteve moderne të AI-së, duke rritur efikasitetin, saktësinë dhe produktivitetin në punën e përditshme administrative.

Objektivat kryesore të trajnimit ishin:

  • Njohja me funksionalitetet bazë dhe të avancuara të mjeteve të përzgjedhura;
  • Integrimi i AI-së në proceset e komunikimit, organizimit dhe menaxhimit të dokumenteve;
  • Automatizimi i detyrave të përsëritura për të kursyer kohë;
  • Përmirësimi i aftësive teknologjike për t’iu përshtatur kërkesave të reja të mjedisit akademik.

Përfitimet për pjesëmarrësit:

  • Rritja e efikasitetit në punë përmes përdorimit të mjeteve inteligjente;
  • Lehtësimi i proceseve administrative dhe menaxheriale;
  • Zhvillimi i aftësive digjitale dhe rritja e sigurisë në përdorimin e teknologjisë.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave tona të punës dhe përforcimit të kulturës së inovacionit në fakultet.