Sot, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, studentja doktorante në Departamentin e Gjuhës angleze, mbrojti me sukses disertacionin e saj për gradën “Doktor”me temë “Tomas Hardi: Ky tragjedian i kohëve moderne. Një vështim i thelluar i romaneve Larg turmës së çmendur, Tesi i D’Erbervilëve dhe Juda i Paemër”, nën udhëheqjen shkencore të Prof. Dr. Saverina Pasho.
Ky punim në fushën e letërsisë botërore synoi studimin e tipareve kryesore të qasjes natyraliste të shkrimtarit të njohur Tomas Hardi në trajtimin e temave të rëndësishme shoqërore, morale, filozofike dhe teologjike, përmes një analize të thelluar të romaneve më të rëndësishme të krijmtarisë së tij si romancier: Larg normës së çmendur, Testi i d’Erbervilëve dhe Juda i Paemër. Studimi i kushton vëmendje analizës së protagonistëve, tezave feminisite, të drejtave natyrore., pabarazisë shoqërore dhe nevojës për reformim shoqëror e institucional, përmes të cilave Hardi përvijon një filozofi humaniste për jetën, që ndërsa rrëfen tragjedinë moderne të njeriut të virtytshëm, ka për qëllim hyjnizimin e virtytit dhe dinjitetit njerëzor.
Juria vlerësoi maksimalisht punimin duke e cilësuar një kontribut mjat të rëndësishëm në kërkimin shkencor shqiptar në fushën e letërsisë botërore.
Urime Znj. Enkelejda Malaj për këtë arritje të merituar dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj akademik!









