Sot Biblioteka u mbush me shumë pjesëmarrës dhe energji pozitive. Shfaqja e filmit How The Grinch Stole Christmas u kthye në një moment të veçantë falë atmosferës festive dhe ndërveprimit aktiv të të pranishmëve.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim mes Klubit të Kinemasë dhe ICT-së dhe grupit të studentëve të degës “Studime Britanike dhe Amerikane”, FGJH-UT, nën drejtimin e profesoreshë Brunilda Kondit, si edhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno”.
Takimi nisi me prezantime nga studentët e anglishtes mbi festën e Krishtlindjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ofruar një hyrje informuese dhe kulturore për shfaqjen.
Pas përfundimit të filmit, aktiviteti u pasurua me diskutime dhe reflektime nga studentët mbi mesazhin e filmit, duke dëshmuar rolin e kinemasë si mjet edukimi dhe dialogu.
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti dhe që e kthyen atë në një sukses të vërtetë.
Na ndiqni për eventet e radhës – tradita sapo ka filluar.






