Kjo konferencë, e para e këtij lloji në Shqipëri, synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe pasurimin e komunikimit për dhe me komunitetin e personave që nuk dëgjojnë, duke sjellë në vëmendje kërkimin shkencor dhe praktikat bashkëkohore të arsimimit në fushën e gjuhës së shenjave.
Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit PKKZH, të financuar nga AKKSHI.
Ju ftojmë të merrni pjesë!


