Në kuadër të aktivitetit “Takim me kulturën franceze” dhe të Ditëve të Informimit të Maturantëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës mirëpriti maturantë nga Gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”.
Pika kulmore e aktivitetit ishte konkursi i kulturës dhe gjuhës frënge, i organizuar nga lektorja Prof. Asoc. Dr. Elona Toro, ku maturantët konkurruan në një atmosferë entuziaste dhe u shpallën 3 fitues, të vlerësuar me çmime simbolike. 🎉
Programi përfshiu gjithashtu një prezantim ndërveprues nga përfaqësuesja e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Znj. Hesiona Berhomi, si dhe vizitë në ambientet dhe laboratorët mësimorë të fakultetit: një përvojë orientuese që i afron maturantët me jetën universitare dhe zgjedhjet e tyre të ardhshme akademike. 🎓✨


