Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Situata e rezultateve të përmbajtjes dhe kompetencave në dy programe të mësuesisë në Universitetin e Tiranës

Objektivat e projektit

  • Kryerja e një studimi shterues me qëllim vlerësimin e situatës së tanishme të kurrikulave të dy programeve të studimit të ciklit të dytë, Master Shkencor me drejtimin Biologji, si edhe kurrikula e programit të studimit, Master Shkencor me drejtimin Gjuhë Frënge, duke u përqendruar në përmbajtjen dhe rezultatet e mësimdhënies për të identifikuar se sa përputhen këto rezultate me zhvillimin e aftësive profesionale të mësuesve të ardhshëm, të përcaktuara edhe në dokumentin “Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm dhe të Formimit Lëndor të Mësuesit në Sistemin Arsimor Parauniversitar”.
  • Zhvillimi i një plani rekomandimesh për të përmirësuar problematikat e ndryshme që do të dalin nga kjo analizë.
  • Strukturimi i një formati të plotë dhe unifikues përsa i përket silabusit të programeve të mësuesisë, duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe lidhjes së tre komponentëve, rezultate të të nxënit, përmbajtje shkencore dhe kompetenca profesionale.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

  • Studim shterues që synon të identifikojë përputhjen e kurrikulave të programeve të studimit Master Shkencor në Biologji dhe Master Shkencor në Gjuhë Frënge, me zhvillimin e aftësive profesionale të mësuesve të ardhshëm, siç përcaktohen në dokumentin “Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm dhe të Formimit Lëndor të Mësuesit në Sistemin Arsimor Parauniversitar”.
  • Rezultati i pritshëm është zhvillimi i një plani rekomandimesh për adresimin e problematikave të identifikuara nga analiza.
  • Rezultati i pritshëm është strukturimi i një formati të plotë dhe të unifikuar për silabusin e programeve të mësuesisë

👉  Link: 
https://reference-global.com/article/10.2478/bjir-2025-0011
https://journals.aseiacademic.org/index.php/ijsei/article/view/477

Monografi: “Situata e rezultateve të përmbajtjes dhe kompetencave në dy programe të mësuesisë në Universitetin e Tiranës.” – ISBN 978-9928-841-10-0

situs toto