Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Didaktika Digjitale e Mësimdhënies/Nxënies dhe Kërkimit Shkencor në UT – (DiDiRes)

Objektivat e projektit

  • Krijimi i një panoramë të përgjithshme mbi situatën aktuale të përdorimit të teknologjive në mësimdhënie/mësimnxënie si edhe kërkimin shkencor në Universitetin e Tiranës nëpërmjet shembujve në Fakultetin e Gjuhěve tě Huaja dhe të propozojë zgjidhje për përmirësimin dhe/ose përshtatjen e metodave të reja të mësimdhënies dhe të nxënit;
  • Evidentimi i nevojave të personelit akademik/studentëve në përdorimin teknologjisë;
  • Vlerësimi dhe përmirësimi i përdorimit të teknologjive si në kontekstet e mësimdhënies ashtu edhe në ato kërkimore specifike për ciklin e dytë të studimeve dhe studentët e doktoraturës.
  • Diskutime në tavolina të rrumbullakta me palët e interesuara për të kuptuar sfidat dhe mundësitë të paraqitura në këto nivele akademike dhe identifikimin e strategjive që mund të optimizojnë integrimin e teknologjisë, duke nxitur kështu një mjedis mësimor më dinamik dhe efektiv.
  • Mbështetje institucionale me një udhëzues/guidë për të promovuar integrimin e teknologjive në procesin e mësimdhënies/të nxënit;

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

  • Plotësimi i një pyetësori me pedagogë dhe studentë të gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës;
  • Analiza e nevojave dhe shkrimi i një raporti që do të shërbejë si bazë për diskutimet dhe referimet në tryeza të rrubullakta;
  • Diskutim me pedagogë, studentë dhe ekspertë të metodave bashkëkohore të mësimdhënies/nxënies bazuar në nevojat e nxjerra nga pyetësori;
  • Publikimi i hulumtimit me praktikat më të mira për aftësitë digjitale të kërkuesve të rinj;
  • Shkrimi i 2 artikujve shkencor nga doktorantet e perfshire ne projekt;

👉  Link: 

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/web-Prezantimi-i-projektit.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Guide-de-bonnes-pratiques-complet.pdf
https://revistashkencorefgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/1.Esmeralda-Kromidha-Anida-Kisi-Daniela-Hasa-Elona-Toro-Ogerta-Koruti-Migena-Sejdini-Revista-Nr-8-7-16.pdf
https://revistashkencorefgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/3.Daniela-HasaMigenaSejdini-Revista-Nr-8-28-38.pdf
https://revistashkencorefgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/3.Daniela-HasaMigena-Sejdini-Revista-Nr-8-28-38.pdf
https://revistashkencorefgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/4.Ogerta-Koruti-Revista-Nr-8-39-47.pdf
https://doi.org/10.2478/ajbals-2024-0012
https://iipccl.org/wp-content/uploads/2025/01/05-1.pdf
https://doi.org/10.2478/bjir-2024-0015

situs toto