Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

FGJH-UT pjesë e tryezës së rrumbullakët për barazinë gjinore në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës (EFIT)

Sot, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, mori pjesë si paneliste në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga nxënësit e Shkollës Franceze Ndërkombëtare të Tiranës (EFIT), në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për barazinë gjinore dhe luftën kundër stereotipeve të gjinisë.

Në këtë aktivitet, Dekania ndau përvojën e saj akademike dhe profesionale, duke theksuar rëndësinë e arsimit, përkushtimit dhe lidershipit në fuqizimin e grave dhe në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë.

Tryeza u zhvillua në një atmosferë frymëzuese dhe bashkëbiseduese, ku në panel ishin gjithashtu të pranishme Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Znj. Catherine Suard, si dhe drejtoresha e TUMO Center for Creative Technologies në Tiranë, Znj. Shqipe Berisha.

Përmes këtij diskutimi të hapur me nxënësit, panelistet ndanë reflektime mbi sfidat dhe mundësitë për gratë në fusha të ndryshme, duke i inkurajuar të rinjtë të besojnë në potencialin e tyre dhe të kontribuojnë aktivisht në promovimin e barazisë dhe respektit në shoqëri.

👏 Një aktivitet frymëzues që vuri në qendër rolin e modeleve pozitive dhe rëndësinë e dialogut me të rinjtë për një të ardhme më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.


🎤✨ La Faculté des Langues Étrangères -UT participe à une table ronde sur l’égalité des genres à l’École Française Internationale de Tirana (EFIT)

Aujourd’hui, la Doyenne de la Faculté des Langues Étrangères, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, a participé en tant que panéliste à la table ronde organisée par les élèves de l’École Française Internationale de Tirana (EFIT), dans le cadre des activités de sensibilisation à l’égalité des genres et à la lutte contre les stéréotypes de genre.

Lors de cet événement, la Doyenne a partagé son expérience académique et professionnelle, en soulignant l’importance de l’éducation, de l’engagement et du leadership dans l’autonomisation des femmes et dans la construction d’une société plus égalitaire.

La table ronde s’est déroulée dans une atmosphère inspirante et conviviale, avec également la participation de l’Ambassadrice de France en Albanie, Mme Catherine Suard, ainsi que de la directrice du TUMO Center for Creative Technologies à Tirana, Mme Shqipe Berisha.

À travers cet échange ouvert avec les élèves, les intervenantes ont partagé leurs réflexions sur les défis et les opportunités pour les femmes dans différents domaines, encourageant les jeunes à croire en leur potentiel et à contribuer activement à la promotion de l’égalité et du respect dans la société.

👏 Une activité inspirante qui a mis en lumière le rôle des modèles positifs et l’importance du dialogue avec les jeunes pour un avenir plus juste et inclusif.

situs toto