Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, zhvilloi sot një aktivitet informues të dedikuar shëndetit dhe mirëqenies së gruas, me qëllim promovimin e ndërgjegjësimit dhe edukimit shëndetësor në komunitetin akademik.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e veçantë të Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e FGJH-UT, dhe Znj. Eliona Demaliaj, Drejtoreshë e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Gjatë takimit u trajtuan çështje thelbësore që lidhen me shëndetin e gruas, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe ndjekjen e një stili jetese të shëndetshëm.
Përmes diskutimeve profesionale dhe këshillave të specializuara, u theksua roli i informimit të vazhdueshëm si një element kyç për fuqizimin e grave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
🎓 FGJH-UT mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e nismave që promovojnë shëndetin, edukimin dhe mirëqenien e komunitetit të saj akademik.






