Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Studentët Erasmus+ Takohen, Shkëmbejnë Përvoja dhe Zbulojnë Botën Akademike në FGJH, Universiteti i Tiranës

Në kuadër të programit Erasmus+, studentët që po ndjekin këtë semestër studimet e tyre në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, patën mundësinë të takojnë Dekanen e Fakultetit, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, dhe koordinatoren e programit në nivel Fakulteti Dr. Drita Rira.

Gjatë këtij takimi të veçantë, studentët Erasmus+ ndanë përvojat e tyre akademike dhe kulturore që kanë përjetuar deri tani, duke reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e tyre gjatë studimeve jashtë vendit. Ata u njohën me njëri-tjetrin në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke krijuar lidhje të reja dhe duke zhvilluar rrjete sociale dhe profesionale ndëruniversitare.

Përveç kësaj, studentët prezantuan universitetet e tyre të origjinës, Universitetin e Poitiers (Francë), Necmettin Erbakan University (Turqi), Paris Institute of Political Studies (Francë), Universitetin e Caen (Francë), dhe Universitetin e Chieti-Pescara (Itali). duke treguar veçoritë akademike, kulturën dhe traditat e institucioneve të tyre, gjë që pasuroi diskutimin dhe shkëmbimin e ideve midis pjesëmarrësve. Ky aktivitet nuk ishte thjesht një takim formal; ai ofroi një përvojë të gjallë integrimi në ambientin akademik dhe kulturor të Fakultetit, duke i ndihmuar studentët të ndihen pjesë e komunitetit universitar dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Takime të tilla, të pasuruara me diskutime, prezantime dhe ndarje përvojash, synojnë të nxisin dialogun kulturor, të forcojnë lidhjet akademike dhe të mbështesin zhvillimin profesional dhe personal të studentëve gjatë qëndrimit të tyre

situs toto