Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të përfshirjes dhe diversitetit kulturor në vendin tonë.
Me vendim të Senatit Akademik, gjuha rome është miratuar tashmë si gjuhë ekstrakurrikulare, duke u ofruar studentëve të Universitetit të Tiranës mundësinë të njohin dhe të studiojnë këtë gjuhë dhe kulturë të pasur.
Ky hap synon të promovojë:
✨ respektin për diversitetin gjuhësor dhe kulturor
✨ ndërgjegjësimin për komunitetin rom në Shqipëri
✨ ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mbetet i përkushtuar për të krijuar hapësira të reja mësimi dhe dialogu ndërkulturor, duke afruar studentët me realitete dhe kultura të ndryshme.
🤝 Gjuha është urë lidhëse – le ta ndërtojmë së bashku!


