Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të studentëve tanë, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik organizoi trajnimin për studentët e FGJH-së me temë: “Si të hartojmë një artikull/punim shkencor” nga Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i aftësive të studentëve në fushën e kërkimit shkencor dhe shkrimit akademik, si dhe orientimi i tyre drejt standardeve bashkëkohore të publikimeve akademike.
Gjatë trajnimit u trajtuan në mënyrë të detajuar hapat kryesorë të procesit të hartimit të një punimi shkencor, duke filluar nga zgjedhja dhe formulimi i temës kërkimore, ndërtimi i strukturës së artikullit (hyrja, metodologjia, analiza dhe përfundimet), deri te përdorimi korrekt i burimeve shkencore dhe mënyrat e citimit sipas standardeve akademike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu etikës në kërkimin shkencor, shmangies së plagjiaturës dhe rëndësisë së referencave të sakta.
Faleminderit të gjithë studentëve për pjesëmarrjen aktive, interesin dhe diskutimet e vlefshme gjatë trajnimit.
#trajnim #kërkimeshkencor #shkrimakademik #studentë #universitet #arsim #artikullshkencor







