Përfundoi me sukses trajnimit online për punonjësit arsimorë të sistemit paraunivesitar me temë:
“Menaxhimi i klasës dhe konflikteve – Mirëqenia e nxënësve në klasë”, i zhvilluar nga Prof. Dr. Elida Tabaku dhe Prof. Asoc. Dr. Leonora Xhori.
Ky trajnim u fokusua në fuqizimin e mësuesve përmes metodave bashkëkohore që ndihmojnë në krijimin e një mjedisi pozitiv dhe të sigurt për nxënësit.
Gjatë trajnimit u trajtuan:
✔ Menaxhimi efektiv i klasës dhe sjelljeve;
✔ Strategji për zgjidhjen e konflikteve;
✔ Ndërtimi i një klime pozitive në klasë;
✔ Promovimi i mirëqenies emocionale në shkollë.
Ky modul shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë në arsim, duke mbështetur mësues të motivuar dhe nxënës që ndihen të vlerësuar, të sigurt dhe të frymëzuar për të arritur më shumë.
📚 Investimi në zhvillimin profesional të mësuesve është investim në të ardhmen e arsimit!








