Ditët e Giorgos Seferis në Korçë

Objektivat e projektit

  • Promovimi i figurës dhe veprës së nobelistit grek Giorgos Seferis.
  • Forcimi i bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
  • Nxitja e dialogut ndërdisiplinor ndërmjet letërsisë, kulturës dhe teknologjive digjitale.
  • Përfshirja aktive e studentëve në aktivitete akademike dhe kulturore ndërkombëtare.
  • Zgjerimi i bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërinstitucional.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Aktiviteti akademik dhe kulturor “Ditët e Giorgos Seferis në Korçë” u organizua nga Departamenti i Gjuhës Greke i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Laboratorin e Kibernetikës dhe Inteligjencës Artificiale (CAIL) të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, Fondacionin Grek të Librit dhe Kulturës – Vatra e Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Onassis dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë.
Veprimtaria iu kushtua jetës dhe veprës së poetit dhe nobelistit grek Giorgos Seferis, me fokus të veçantë periudhën e qëndrimit të tij në Korçë gjatë viteve të shërbimit diplomatik. Aktiviteti solli në vëmendje lidhjen e veçantë të Seferisit me qytetin e Korçës dhe ndikimin e kësaj periudhe në krijimtarinë e tij letrare.
Programi përfshiu referime akademike, prezantime fotografike dhe audiovizuale, diskutime shkencore dhe ndërhyrje nga studiues të njohur shqiptarë dhe grekë. Veprimtaria shërbeu si një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovoi dialogun kulturor e shkencor ndërmjet institucioneve partnere.

  • Promovimi i figurës dhe veprës së Giorgos Seferis.
  • Forcimi i bashkëpunimit akademik shqiptaro-grek.
  • Krijimi i kontakteve të reja ndërinstitucionale.
  • Përfshirja e studentëve në aktivitete ndërkombëtare akademike.
  • Realizimi i materialeve audiovizuale dhe dokumentimit fotografik të aktivitetit.
  • Krijimi i mundësive për bashkëpunime dhe publikime të ardhshme shkencore.

Produktet e aktivitetit

  • Kumtesa akademike.
  • Materiale audiovizuale dhe digjitale.
  • Dokumentim fotografik dhe mediatik.
  • Raport i aktivitetit.
  • Materiale promovuese.
  • Zhvillimi i bashkëpunimeve të reja akademike dhe kulturore.

👉 Link:

https://www.facebook.com/share/v/18uZjwYqNg/

https://www.facebook.com/share/p/1EJmTEpKWH/

https://cail.ba.uoa.gr/george-seferis-a-multilingual-journey-through-time-and-memory/the-diplomat-in-korce-en/