Njoftim për aplikimet në Doktoratë për vitin akademik 2026-2027

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës njofton se thirrja për aplikim në programin e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”, për vitin akademik 2026–2027, do të hapet në shtator 2026.
Kandidatët e interesuar ftohen të konsultojnë paraprakisht programin e studimit të ciklit të tretë “Doktoratë” në faqen zyrtare të Fakultetit në linkun e mëposhtëm:
https://fgjh.edu.al/programet-e-studimit-ne-doktorature/
Njoftimi për pranimet e aplikimeve për vitin akademik 2026-2027, si dhe kalendari i plotë i procedurave të aplikimit, do të publikohen gjatë muajit shtator në faqen zyrtare të FGJH-së.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të ndjekin njoftimet zyrtare, të konsultojnë faqen e web-it fgjh.edu.al dhe rrjetet sociale të FGJH-së (facebook, Instagram).

Kontakt

Znj. Rudina Koromani : [email protected]

Znj. Marseda Koçi: [email protected]