Tryezë e rrumbullakët në kuadër të projektit “Albania 365”

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe marketingu digjital shumëgjuhësh përmes platformës Albania 365”, financuar nga AKKSHI, më 29 maj 2026 u zhvillua tryeza e rrumbullakët me pjesëmarrjen e grupit të punës dhe partnerit të biznesit Elite Travel Group.

Aktiviteti u realizua në zbatim të Objektivit nr. 1: “Identifikimi i nevojave të kërkimit duke përzgjedhur produktet e promovueshme të trashëgimisë materiale dhe jomateriale të territorit të Shqipërisë përgjatë 365 ditëve të vitit përmes shqyrtimit të literaturës dhe hartimit të pyetësorëve”, dhe të Aktivitetit nr. 4: “Tryezë e rrumbullakët mes Akademisë dhe Biznesit, analizë e pyetësorëve për të përcaktuar 365 pasuritë materiale dhe jomateriale që do të hidhen në platformë”.

Gjatë takimit u analizuan rezultatet e punës së deritanishme dhe u diskutuan kriteret për përzgjedhjen, kategorizimin dhe dokumentimin e 365 pasurive materiale dhe jomateriale të Shqipërisë, të cilat do të përfshihen në platformën digjitale shumëgjuhëshe “Albania 365”.

Takimi shërbeu gjithashtu për përcaktimin e hapave të mëtejshëm të bashkëpunimit për pasurimin e përmbajtjes së platformës dhe promovimin e vlerave kulturore, natyrore dhe historike të vendit.