Fituesja e Çmimit “Ambasador i Shkencës”

🌟 “Ambasador i Shkencës” – Dr. Ingrit Tirana

Vazhdojmë prezantimin e fituesve të konkursit akademik “Doktorata ime në 3 minuta”, një nismë që synon të afrojë kërkimin shkencor me publikun përmes komunikimit të qartë, të kuptueshëm dhe me impakt.

🏅 Çmimi “Ambasador i Shkencës” iu dha Dr. Ingrit Tirana, për aftësinë e saj për të prezantuar kërkimin doktoral në mënyrë tërheqëse, duke ndërtuar një urë komunikimi mes komunitetit akademik dhe shoqërisë.

Ky vlerësim nënvizon rëndësinë e shkencës që komunikohet, shpërndahet dhe bëhet pjesë e debatit publik.

👏 Urime Dr. Ingrit Tirana për këtë vlerësim!

🎥 Ndiqni videon e saj dhe zbuloni më shumë mbi kërkimin e paraqitur. – https://www.facebook.com/share/v/1CzBbA1TTY/