Bachelor në “Orientalistikë”

BACHELOR NË “ORIENTALISTIKË”

Titulli akademik i studimit Bachelor në “Orientalistikë”
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip, Arabisht,
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në “Orientalistikë” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike dhe synon të formojë specialistë të aftë në gjuhën, kulturën dhe historinë e botës orientale, të pajisur me kompetenca të thelluara gjuhësore, ndërkulturore dhe profesionale, të nevojshme për të vepruar në një shoqëri gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht. Programi synon të:

  • ofrojë njohuri të qëndrueshme gjuhësore dhe kulturore mbi botën orientale, duke përfshirë gjuhën, historinë, traditat dhe zhvillimet bashkëkohore të rajoneve të Lindjes;
  • zhvillojë aftësi të avancuara komunikimi dhe ndërmjetësimi ndërkulturor, në fusha si diplomacia, media, turizmi, arsimi, ekonomia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare;
  • nxisë kompetencën ndërkulturore dhe mendimin kritik, për të kuptuar dhe interpretuar fenomene kulturore e politike të lidhura me botën orientale;
  • përgatisë studentët për vazhdim studimesh në ciklin e dytë ose për integrim të menjëhershëm në tregun e punës si specialistë, përkthyes, redaktorë apo ndërmjetës ndërkulturorë;
  • kontribuojë në forcimin e urave kulturore, akademike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe vendeve të botës orientale.
Objektivat Strategjikë të Programit
  • Forcimi i kompetencave gjuhësore dhe komunikative: arritja e një niveli të avancuar (B2–C1 sipas KER) dhe komunikim i saktë, i përshtatshëm dhe ndërkulturor.
  • Zhvillimi i kompetencës ndërkulturore dhe historiko-kulturore: formimi i specialistëve kompetentë në tekste kulturore, diplomatike, ekonomike, turistike dhe mediatike të lidhura me botën orientale.
  • Integrimi i dimensionit praktik dhe profesional: peshë e shtuar e lëndëve praktike dhe praktikave profesionale në bashkëpunim me institucione publike e private.
  • Zhvillimi i kërkimit shkencor dhe ndërdisiplinor në gjuhësinë, historinë dhe kulturën orientale.
  • Përdorimi i teknologjive të reja në arsim dhe komunikim, përfshirë mjetet dixhitale të mësimdhënies.
  • Zgjerimi i bashkëpunimeve akademike dhe ndërkombëtare përmes programeve Erasmus+ dhe projekteve dypalëshe.
Kompetencat

Programi, me një gamë të gjerë lëndësh, të parashikuara gjatë 3 (tre) viteve të studimit, synon:

  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës arabe, si dhe të historisë e kulturës orientale;
  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, Gjuhës C;
  • Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (Gjuhës A);
  • Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;
  • Aftësimin për të analizuar dhe interpretuar fenomene historike, kulturore e politike të botës orientale sipas standardeve bashkëkohore akademike;
  • Aftësimin për të përdorur teknologjinë e informacionit dhe mjetet dixhitale në procesin e të mësuarit dhe të kërkimit.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studentët e diplomuar në programin Bachelor në “Orientalistikë” mund të punësohen si specialistë, këshilltarë apo ndërmjetës kulturorë në:

  • institucione publike dhe private;
  • organizata ndërkombëtare, ambasada dhe konsullata;
  • kompani media dhe televizione lokale;
  • shtëpi botuese dhe agjenci shërbimesh publike;
  • qendra kulturore dhe agjenci turistike;
  • biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në vetëpunësim si përkthyes apo konsulentë të lirë.
Studime të mëtejshme

Diploma Bachelor në “Orientalistikë” jep mundësi studimi të mëtejshëm në Ciklin e Dytë të Studimit, në fusha si studime orientale, marrëdhënie ndërkombëtare, komunikim ndërkulturor, si dhe në degët e shkencave humane dhe të komunikimit.

Bashkëpunime ndërkombëtare dhe programi Erasmus+

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike ka bashkëpunime akademike me institucione partnere nëpërmjet programit Erasmus+, si dhe marrëveshje me universitete evropiane që ofrojnë programe të ngjashme, duke u mundësuar studentëve dhe pedagogëve mobilitet akademik dhe pjesëmarrje në shkëmbime ndërkulturore.

PLANI MËSIMOR BACHELOR NË“ORIENTALISTIKË”

PLANI MËSIMOR
PROGRAMI I STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË ORIENTALISTIKË VITI AKADEMIK 2026 - 2029
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Morfologji e gjuhës A 4 I/I 40
2. Analizë teksti B(1) 8 I/I 80
3. Morfologji e  gjuhës B   4 I/I 40
4. Gjeografi sociale 4 I/I 40
5. Gjuhë C (1) 4 I/I 48
6. Lëndë me përzgjedhje * 8 I/II 80
SEMESTRI II
7. 7. Analizë teksti B (2) 8 II 80
8. 8. Fonetikë 4 II 40
9. 9. Sintaksë e gjuhës A 4 II 40
10. 10.Paleografi  4 II 40
11. 11.Sintaksë  e gjuhës B 4 II 40
12. 12. Gjuhë C (2) 4 II 48
* Lëndë me përzgjedhje : Sociologji/Letërsi e gjuhës A/ Ekonomi tregu/ Sporte/ Informatikë/ Histori e kulturës /Gjuhë D
60 I/II 616
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Analizë teksti  B (3) 4 I 40
2. Komunikim ndërkulturor 4 I 40
3. Letërsi e gjuhës B (1)    4 I 40
4. Letërsi krahasuese 4 I 40
5. Histori botërore    4 I 40
6. Stilistikë  4 I 40
7. Gjuhë C (3) 4 I 48
8. Lëndë me përzgjedhje* 8 I/II 80
SEMESTRI II
8. Letërsi e gjuhës B (2) 4 II 40
9. Histori gjuheB 4 II 40
10. Frazeologji orientale 4 II 40
11. Testim dhe vlerësim 4 II 40
12. Psikolinguistikë 4 II 40
13. Gjuhë C (4) 4 II 48
* Lëndë me përzgjedhje Sociolinguistikë/Gjuhësi me spektër ballkanik/Histori e qytetërimeve/Gjuhë D/Histori e zhvillimit te letersisë botërore
Gjithsej 60 616
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Letërsi e gjuhës B (3) 4 I 40
2. Gjuhësi e përgjithshme 4 I 40
3. Histori e mesjetës 4 I 40
4. Teori perkthimi   4 I 40
5. Gjuhë C (5) 4 I 48
6. Letërsi botërore shek XIX 4 I 40
7. Lëndë me përzgjedhje* 8 I/II 80
SEMESTRI II
8. Laborator i tezës finale 4 II 40
9. Histori e qytetërimeve 4 II 40
10. TIK në mësimdhënie 4 II 40
11. Gjuhë C (6) 4 II 48
12. Praktikë 4 II 40
*Lëndë me përzgjedhje: Dialektologji/Filologji/Hyrje në komunikim /Gjuhë D/Sociolinguistikë/Përkthim (A-B)/Glotodidaktikë/Sporte
Gjithsej 60 I/II 536
Gjithsej në 3 vite 180 1768
Shënim: Gjuha A (gjuha shqipe); Gjuha B (gjuha e huaj e pare aktive – arabishtja); Gjuha C (gjuha e huaj e dyte pasive – anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, greqisht, rusisht, maqedonisht, bullgarisht, rumanisht, persisht, kinezisht, kroatisht, serbisht, hebraisht, polonisht, sllovakisht, azerbaxhainisht, kazakisht,,uzbekisht, turkmenisht, ukrainisht, suedisht, finlandisht, lituanisht, japonisht, koreanisht, malajzisht, indisht); Gjuha D (gjuha e huaj e tretë pasive – anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, greqisht, rusisht, maqedonisht, bullgarisht, rumanisht, persisht,kinezisht, kroatisht, serbisht, hebraisht, polonisht, sllovakisht, azerbaxhainisht, kazakisht,uzbekisht, turkmenisht, ukrainisht, suedisht, finlandisht, lituanisht, japonisht, koreanisht, malajzisht, indisht);