Nga tema e diplomës te publikimi shkencor

Studentë të Masterit Shkencor, ky mund të jetë hapi juaj i ardhshëm akademik!

Punoni me përkushtim për temën tuaj të diplomës dhe shndërrojeni atë në një publikim shkencor.
Një vit më parë, tre punime diplome të studenteve Ilva Domi, Arjes Demleka dhe Egiljana Dobrushi, të vlerësuara për cilësinë dhe kontributin e tyre shkencor, u botuan në Revistën Shkencore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. https://fgjh.edu.al/punimet-me-te-mira-te-temes-se…/

Ky sukses dëshmon se një punim diplome mund të kthehet në një kontribut të vlefshëm për komunitetin akademik.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, mbështet dhe promovon aktivisht kërkimin shkencor në nivelin e studimeve Master.
Sot, kjo mundësi është e hapur edhe për ju.

📢 Thirrja për publikime në Revistën Shkencore FGJH, Nr. 14, është e hapur deri në fund të shtatorit 2026. https://revistashkencorefgjh.edu.al/manuscript…/

📚 Për udhëzimet mbi përgatitjen e dorëshkrimit, konsultoni: Udhëzimet për autorët. https://revistashkencorefgjh.edu.al/instructions-for…/

Kërko! Shkruaj! Publiko! Frymëzo!
Le të shndërrohet puna juaj kërkimore në një publikim shkencor dhe në një hap të rëndësishëm të rrugëtimit tuaj akademik.