23 Shtator | Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës uron të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave!

Kjo ditë është një mundësi për të vlerësuar rolin e gjuhëve të shenjave në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku secili ka të drejtën të komunikojë, të mësojë dhe të marrë pjesë në mënyrë të barabartë.

💙 Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, kjo ide merr formë konkrete përmes programit “Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe”, programi i parë dhe i vetëm i këtij lloji në Shqipëri.

Sepse gjuhët nuk na mësojnë vetëm si të flasim.

Na mësojnë si të dëgjojmë, të kuptojmë dhe të lidhemi me të tjerët.

Ka më shumë se një mënyrë për të folur. 💙

#DitaNderkombetareEGjuheveTeShenjave #SignLanguagesDay #FGJH #UniversitetiITiranes #GjuhaEShenjaveShqipe #GjuhëDheKomunikim #Gjithëpërfshirje #DiversitetGjuhësor