THIRRJE PËR APLIKIM

Formim i specializuar për Interpretimin e Konferencës 🎙️🌍
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, hap thirrjen për përzgjedhjen e studentëve që do të marrin pjesë në projektin:
“Enhancing Conference Interpreter Training at FGJH UT (3rd & 4th semester) 2026–2027”, mbështetur nga DG LINC – Parlamenti Evropian.

📚 Çfarë ofron programi?
• 100 orë veprimtari mësimore dhe praktike
• 10 ECTS
• Interpretim konsekutiv dhe simultan
• Simulime konferencash shumëgjuhëshe
• Terminologji dhe ligjërim të BE-së
• Interpretim në distancë dhe mjete digjitale në ndihmë të interpretuesit
• Praktikë individuale të udhëzuar
• Vlerësim praktik dhe certifikatë pjesëmarrjeje

👩‍🎓 Kush mund të aplikojë?
Studentët e vitit të dytë të Masterit të Shkencave në Përkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim, sipas kombinimeve gjuhësore A–B–C të parashikuara në projekt.

📝 Afati i aplikimit: 9 tetor 2026
📢 Shpallja e kandidatëve të fazës së parë: 12 tetor 2026
🗣️ Testi i përzgjedhjes: 14 tetor 2026, ora 09:30
📍 Laboratori i Interpretimit, 310 – FGJH
🏆 Shpallja e studentëve të përzgjedhur: 23 tetor 2026
ℹ️ Pjesëmarrja në projekt nuk shoqërohet me tarifë shtesë.

📩 Për informacion:
[email protected]
📍 Zyra 101, Godina B, FGJH
🔗 Apliko online përmes formularit të aplikimit: https://forms.gle/8hafaWusuvBpGWrs5
#FGJH #UniversitetiTiranës #UT #ErasmusPlus #ConferenceInterpreting #InterpreterTraining #Interpretation #Translation #DG_LINC #Students #CallForApplications